Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Krumë-Golaj, në Has. Pas shoferit Nezir Sokoli, i cili humbi jetën, edhe pasagjeri tjetër Zek Neçi, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident.

Neçi u dërgua fillimisht në spitalin e Kukësit, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve të shumta, përfshirë hemorragjinë e brendshme dhe dëmtimin e organeve jetësore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.