Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 28 vjeçaren italiane, e cila shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Vlorë-Fier ku humbën jetën dy persona.
Në seancën e zhvilluar sot, gjyqtari i çështjes, Fjoralb Behari ka vendosur që e reja nga Napoli të qëndrojë në burg dhe ndaj saj është ngritur akuza: “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kujtojmë se nga përplasja e fortë e automjeteve, në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Mjeti që drejtonte 63 vjeçari doli nga rruga dhe më pas u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, 47-vjeçari Artan Muho.