Formacionet/ Përballja miqësore, si rreshtohet Kombëtarja në fushë kundër Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë në orën 18:00 për një përballje kundër Gjibraltarit, në ndeshjen e parë mes këtyre dy përfaqësueseve.

Takimi, i cili luhet në transfertë, nuk ka peshë zyrtare, por konsiderohet si një test i rëndësishëm për trajnerin dhe skuadrën kuqezi përpara sfidës vendimtare ndaj Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Trajneri i Shqipërisë pritet të provojë disa skema të ndryshme taktike dhe të japë minuta lojtarëve që kërkojnë më shumë hapësira.

Sfida ndaj Letonisë, që zhvillohet pas pak ditësh, është ndeshja që vendos shumë për fatet e Shqipërisë në grupin kualifikues, ndaj përballja e sotme vjen në një moment vendimtar.

Pak para ndeshjes, të dyja përfaqësuesit kanë publikuar formacionet zyrtare.

Gjibraltari: Banda, Xhollej, Torrija, Lopes, MekKlaferti, Skanlon, Valarino, Pozo, Riçards, De Barr, Del Rio

Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku.