Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas raportimeve të mediave, në garë kanë marrë pjesë 13 kandidatë, por vetëm 6 prej tyre janë kualifikuar për të vijuar më tej në këtë proces.
Kandidatët që kanë kaluar në fazën e dytë janë:
- Asim Vokshi
- Alban Toro
- Florjan Ballhysa
- Naureda Llagami
- Genta Tafa
- Alma Faskaj
Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçe.