EMRI/ I zhdukur që në maj, gjendet i vdekur shqiptari në Spanjë

Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga qyteti i Shkodrës është gjetur i pajetë në brigjet e Marbellës, pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj.

Ai është zhdukur që prej datës 11 Maj dhe përsoni i fundit që e ka takuar është bashkëshortja e tij. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë edhe denoncimin në polici.

Mësohet se pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja dhe ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Më herët, mediat kanë raporrtuar se Danaj dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës dhe në rrjete ndërkombëtare kriminale.

Lajmi për zhdukjen e tij ishte raportuar në Spanjë dhe në Shqipëri, ndërsa autoritetet nuk kishin pasur informacion mbi vendndodhjen e tij deri në gjetjen e trupit.

Policia spanjolle kanë nisur një hetim zyrtar mbi ngjarjen, por deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje lidhur me rrethanat e sakta të zbulimit të trupit.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është në proces, në përpjekje për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar publikun dhe median që të mos përhapin informacion të pakonfirmuar rreth rastit, për të mos penguar hetimet.