Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Vlorë, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale për një person që ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë edhe i plagosuri është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.