Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në aksin Rrogozhinë-Kavajë.
Policia njofton se rreth orës 14:00, në këtë aks, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Viktima është shtetasi M. H., 83 vjeç,
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.