Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së bashku me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
Raportohet se deri tani janë arrestuar 2 punonjës të IMT-së ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, dhe po punohet për kapjen e tyre. Të arrestuarit janë Gerald Fuçi dhe Edmond Çela. Ndërsa në kërkim është Klajdi Zhilla, i cili është shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër person.
Aksioni erdhi pasi këta punonjës akuzohen se merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve. Mëoshet se operacioni është ende në vijim e sipër.
Më herët gjatë ditës u arrestua ish-kreu i IMT-së së Durrësit, pasi ndërtoi një resort pa leje buzë detit në fshatin Shetaj të Ishmit. Resorti u ndërtua gjatë kohës që mbante detyrën e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë e Durrësit.