Policia e Durrësit ka arrestuar ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Ardian Halili, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akzuohet se në 2017, në kohën që mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa shtëpi pushimi në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.
Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë ndjekjen penale për këtë rast.