U vra nga bashkëshorti/ Marjola Nakoleci përcillet sot në banesën e fundit, la pas katër fëmijë

Mëngjesin e kësaj të marte po zhvillohet në Korçë ceremonia mortore për Marjola Nakolecin, 36-vjeçaren e vrarë nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë, rreth katër ditë më parë.

Trupi i pajetë mbërriti pasditen e së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit.

Miq, familjarë dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Marjola Nakolecit, nënës së katër fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçarja u vra nga bashkëshorti për motive xhelozia. Megjithatë deklaratat e tij rreth motiveve të krimit ka qenë kontradiktore.