EMRI/ Pranga autorit të plagosjes së dyfishtë në Sarandë, 43-vjeçari u kap me pistoletë me fishekë në fole

Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalija e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, Ramadan Zoto autori i dyshuar për plagosjen e dy personave një muaj në parë në Sarandë.

43-vjeçari po lëvizte me një mjet Audi, ku bashkë me të u arrestua edhe Arben Ismailaj, i cili akuzohet se e ka strehuar gjatë arratisjes. Gjatë arrestimit, atij iu gjet edhe një armë pistoletë me fishekë në fole.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Zoto ndodhi në qendër të qytetit të Sarandës, ku mbetën të plagosur Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Ky i fundit u arrestua pasi iu gjet një armë pa leje.

Shkak i ngjarjes ishte konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në posedim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj.

Të plagosurit pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën. Palët u takuan më 17 Korrik 2025, por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve.