Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin Shkodër-Bushat, ku 1 person humbi jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku siç duket edhe në foto, makina është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e uniformave të bardha. Sa i takon viktimës, ai është identifikuar si Altin Luli. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.