“Është kriminale”, denoncimi i gazetarit: Te Onkologjiku pajisja e Brakiterapisë jashtë funksionit prej 33 ditësh

Gazetari Osman Stafa ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me spitalin onkologjik. Në një postim në Facebook, stafa shkruan se prej ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit pasi nuk është bërë mirëmbajtja e kësaj pajisje.

Për pasojë, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Në postim gazetari nënvizon se kjo situatë nuk është aspak normale dhe në një vend tjetër, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen përballë kësaj situate skandaloze.

SPITALI ONKOLOGJIK, 33 DITË PA BRAKITERAPI! KY ËSHTË ALARM!

Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Shkak është mosbërja e procesit të mirëmbajtjes.

Pse nuk iu bë, dhe pse nuk i bëhet mirëmbajtja e kësaj pajisjeje?

Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje?

Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes teknike, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik.

Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal.

Në çdo vend normal, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë.

Kjo situatë s’është normale.

Është kriminale.

A kështu ecën karvani përpara?

Turp!