Regjistrohet viktima e parë nga zjarret në vend, humb jetën i moshuari në Gramsh

Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit, ku është kërkuar evakuimi i banorëve. Burime për mediat bëjnë me dije se një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit. 

80 vjeçari ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. 

Ndërkohë disa të tjerë janë djegur nga flakët dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Raportohet se ata kanë pësuar djegie gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesat dhe bagëtitë. Po ashtu një grua është bllokuar bashkë me dy fëmijët ne ferme dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.