Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës mesditën e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 ndërsa paraprakisht dyshohet se i moshuari, banues në Lushnjë ka pësuar arrest kardiak teksa ka qenë duke notuar në det.
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.