Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e SPAK në disa qytete duke goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në total janë lëshuar 15 masa sigurie për grupin që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.
Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.
Burime për mediat bëjnë me dije se është dhënë masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelën.
Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës
Të tjera detaje për këtë operacion pritet të mësohen gjatë orëve në vijim.