Si ndodhi ngjarja? 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rezervuarin e ujërave të zeza në Greqi

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, këtë të hënë. Trupi i shqiptarët që nuk është identifikuar ende në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

Mediat në Greqi bëjnë me dije se trupi i tij nga ekipet e shpëtimit pasi ishte dhënë alarmi për zhdukjen e tij.

Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar, por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

Alarmin për zhdukjen e shqiptarit e dha kolegu i tij, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Këto të fundit kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu dëshmia e kolegut të tij pritet të zbardh më shumë detaje.