Mashtruan shtetas gjermanë përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë ndaj 7 anëtarëve të grupit kriminal

Gjykata e Posacme ka konfirmuar masat e sigurisë për anëtarët e grupit kriminal me bazë në Tiranë që mashtruan qindar gjermanë përmes Call Center.

Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest me burg katër persona ndërsa tre të tjerë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se gjykata kishte vendosur në mungesë arrest në burg për Emiljano Sejdillarin, Tafil Dyrmishin, Sokol Krasniqin, Eltion Logun dhe Rodrigo Gugën. Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjan Çulanin, Mateo Llozhin dhe Kejdi Nukën.

Grupi kriminal u godit pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve gjermane ndërsa hetimet kishin nisur që në dhjetor të 2023.

Prokurori I SPAK, Eneid Nakuci në një konferencë për mediat pak ditë më parë tha se dëmi I shkaktuar është 363 mijë euro. Ndërkohë nga bashkëpunimi mes dy palëve u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana.