Është gjetur pas disa orësh kërkimesh trupi i peshkatarit Ded Qoku, i cili u fut në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Qoku ishte në shoqërinë e një miku të tij dhe ishte ky i fundit që njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.
Polumbarët e RENEA-s nisën menjëherë kërkimet dhe pas disa orësh arritën që rë gjenin trupin e Ded Qokut. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lezhë / Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se:
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.