Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i cili një vit më parë vrau efektin e Shqiponjës Novruz Cenalian. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.
Azgan Mërnica u vetëdorëzua në polici, 48 orë pas krimit të rëndë. Në momentin që familjarët e tij e dorëzuan në polici, 24 vjeçari u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur, duke mos shfaqur pendesë që i mori jetën një polici në moshë të re, pas një sherri të çastit.
Pas u vetëdorëzua, ai tregoi për grupin hetimor edhe dinamikën e ngjarjes, se efektivi e kishte ndaluar pasi ishte me shpejtësi. Më tej në dëshminë e tij, ai thotë se polici ia bëri me dorë, por kujtoi se e shau dhe për këtë arsye doli jashtë makinës.
Në momentin që efektivi ishte kthyer me shpinë, 24-vjeçari tregoi se kishte nxjerrë armën nga çanta dhe e qëlloi me një plumb mbrapa në kokë, duke i marrë jetën.