EMRI/ Humbi kontrollin e zetorit dhe doli nga rruga, 67 vjeçari ndërron jetë në spital

Një 67 vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës.

Viktima është identifikuar si Rasim Lika, i cili humbi kontrollin e zetorit që po drejtonte, duke dalë kështu jashtë rrugës. Si pasojë e plagëve të marra 67 vjeçari ndërroi jetë në spital.

Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.