Simon Shkreli dhe Vladimir Doda janë shkarkuar si aktor në Teatrin Migjeni në Shkodër duke shkaktuar debate të shumta.
Motivet për shkarkimin, të cilat i ka bërë publike vetë Simon Shkreli janë për shkak të mungesës së efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë.
Por ai i është kundërpërgjigjur duke renditur edhe të gjitha shfaqjet për të cilat ai është angazhuar që prej vitit 2006 që ka filluar të punoj e deri më sot. Po ashtu edhe çmimet që ai ka marrë duke u vlerësuar për aktrimin e tij.
Në një postim në Facevook ai shkruan se është i vendosur për të vërtetuar të kundërtën lidhur me motivet e shkarkimin dhe për të vendosur në vend dinjitetin e tij.
Nga opozita shkarkimin e tij e lidhin me funksionin që ka bashkëshortja e tij, Eliona Shkreli si kryetare e PD në Shkodër
Reagimi i Simon Shkrelit:
” Mungese efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilesise ne pune”!
Ky eshte motivacioni qe burokratet e Bashkise Shkoder kane gjetur si shkak per te nisur proceduren e shkarkimit tim nga puna si aktor i trupes se Teatrit ” Migjeni” ne Shkoder.
Nje leter bakalli, sipas nje relacioni te pergatitur nga Zyra e Kultures ne Bashkine e Shkodres, e gatuar nga pseudo-artist, te cilet sot kane vesh petkun e zyrtarit, me paskan vleresuar edhe cilesine dhe produktivitetit. Dhe aftesine time skenike.
Por une nuk do dorezohem, do i faktoj te kunderten e pretendimeve te tyre, te cilet paskan marr edhe peshoren e cilesise se artit te aktrimit.
Hijet e zeza qe po i sillen Teatrit ” Migjeni” e nisen me mua dhe me kolegun Vladimir Dodaj, ate qe e kane nisur nje vit me pare kur i hoqen autonomine teatrit, duke e shkrire si institucion te varesise.
Projektet ogurzeza te individeve hakmarres, demet qe i jane shkaktuar keto dy vite, dhe do shkaktohen ne te ardhmen do jene aq te medha.
Ndersa une dinjitetin tim do e mbroj me çdo kusht.
Nuk do beje asnje hap pas!
Ditet ne vazhdim e deri ne fund do jem perballe padrejtesise qe me eshte bere.
Individet pergjegjes, do kene mundesine te pergjigjen para organeve te ligjit per paligjshmerite e tyre.
As une s’ do e kem personale!
Edhe aktori Vladimir Doda ka bërë një reagim të gjatë pas shkarkimit për të njëjtat motivacione si Shkreli: ” Mungesë efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësie në punë”.
Teksa shprehet se është rikthyer në Shqipëri 6 vite më parë nga emigrimi për të vijuar karrierën e tij pikërisht në teatrin “Migjeni”, ai ndalet edhe për anën tjetër të tij si aktivist apo angazhimin me PD, duke lënë më pas të nënkuptohet se ky vendim mund të ketë qenë politik.
“A e kan personale? Nuk e di, nuk kam pasur kurrë as përplasje as debate me të por kam shprehur rezervat e mia kur kandidoi per drejtor teatri.
A eshte vendim politik? Gjykojeni vete. Kryeministri u ka dhën urdhër largimesh, ashtu siç në shkallë më të zvogluar kryetarët dhe drejtorat justifikohen me të njëjtën metodë.
Kam qenë gjithmonë kundër këtij regjimi (se minimumi diktaturë mikse është). Ndër vite kam protestuar brënda mundësive të mia. Që nga protesta e armëve kimike e deri te protestat e studentëve në 2018, që nga protesta për TK dhe deri në menaxhimin e Pandemisë, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, abuzimet me kullat dhe aferat korruptive të ndryshme. Me modesti në 50-60 % të protestave jam përpjekur të jem si qytetar. Nuk kam pasur kurrë tesër partie, kam kërkuar atë të simpatizantit për të votuar në zgjedhjet për Rithemelimin e PD. Po e kam bërë dhe i qëndroj akoma sepse besoj në parime, dhe dëmi (kuptohej) po i bëhej Shqipërisë dhe jo thjeshtë PD-se. Ashtu siç kam qenë komisioner në zgjedhjet e fundit ne Lezhe sepse në raste të vështira duhet dhën kontribut qytetar”- shkruan ai mes të tjerash.