Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Altin Morinës, mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e bërë nga ish-shefi i stërvitjes pranë forcave speciale RENEA, Altin Morina, duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj tij.

Ky vendim vjen pas atij të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i cili gjithashtu kishte konfirmuar masën e sigurisë ndaj Morinës.

Morina është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale, të dyshuara në të paktën dy dosje të ndara.

Hetimet ndaj tij janë intensifikuar pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e koduar SkyECC.