Tre efektivë të Policisë së Korçës kanë shpëtuar jetën e një 72-vjeçari pasi zjarri përfshiu banesën e tij në një lagje periferike të qytetit.
Efektivët Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari hynë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë të moshuarin, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.
Zjarri u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa i moshuari u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë shkaqet e zjarrit.