Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur një kurorë mortore në derën e banesës së prindërve të Emilian Nikës, drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës.
Emilian Nika është njohur për udhëheqjen e aksionit të shembjes së ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.
Grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.