Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak, shkon menjëherë drejt vilave qeveritare

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Vlorë ditën e sotme, në vizitën e tij të tretë brenda pak ditësh në këtë qytet.

Por ndryshe nga herët e kaluara, ai nuk ka shkuar me makinë, por me një helikopter ushtarak, teksa është nisur menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Nuk dihet ende agjenda e kryeministrit dhe arsyeja e udhëtimit drejt Vlorës me helikopter ushtarak, pak orë pas kthimit nga Gjermania.

Kujtojmë se në vizitat e fundit në Vlorë, kryeministrit “shkundi” Bashkinë e këtij qyteti, duke urdhëruar shkarkimin e të gjithë drejtorëve, nënkryetarëve dhe drejtuesit e njësive administrative.