Shqiptari Leonard Mnella, i ekstraduar në Shqipëri vitin e kaluar nga SHBA, ditën e sotme është ekstraduar drejt vendit fqinj, Italisë.
Shqiptari mbante tre identitete, ndërsa në vitin 2003 kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij
Në Itali, shqiptari me tre emra Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.