Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për Endrit Feraru alias Endrit Cufi,banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.
Për këtë vepër penale, në Kodi Penal të Italisë parashikohet një dënim, i cili shkon deri në 20 vjet burgim.