Nancy VanHorn takon Altin Dumanin: SHBA vlerëson bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm.

Po ashtu ajo vlerësoi Dumanin për guximin dhe përkushtimin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

“Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa nga prokurorët e përkushtuar që përbëjnë strukturën e këtij institucioni. Zonja VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe falënderoi z. Dumani për guximin dhe përkushtimin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shkruan VanHorn.