Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit ka lënë ambientet e burgut në Fier ndrërsa u ndal në një komunikim për gazetarët.
Salianji, i cili qëndroi për 9 muaj në burg, i dënuar për kallëzim të rreme për dosjen Babale u tha gazetarëve se u dënua pasi çoi para drejtësisë një trafikant, duke iu referuar Geron Xhafës. Ai tha se nuk bëri burg për vjedhje, por për arsye politike.
Ndërkohë shtoi se do të niste takimet me elektoratin demokrat, pas më shumë se nëntë muajsh.
“Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në cdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar. Unë do të shkoj që të falenderojë një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD për ti falënderuar për rezistencën. Unë do të vijoj betejën në Strasburg. Burgu si urohet as hasmit, por sot kam një program tjetër dhe e ndjejë që Shqipërinë e ka dobësuar më shumë, për ata që kanë qenë të pavëmendshëm unë s’kam bërë burg për vjedhje, por arsye politike’, tha ai.