Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ditën e sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Mësohet se një një turist i huaj ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë fatale për turistin e paidentifikuar ende, duke humbur jetën në vend.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia lidhur me këtë aksident.