Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në katër qarqe, si Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Këto janë 4 qarqet e fundit ku KAS merr vendim për vlefshmërinë e zgjedhjeve.
Pas këtij vendimi, Partia Demokratike ka pesë ditë kohë që t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të parashtuar pretendimet e tyre për pavlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kujtojmë se nga procesi i rinumërimit në qarkun e Tiranës, Durrësi dhe Fierit nuk pati ndryshime rezultati në subjektet politike.
Në qarkun e Fierit nga procesi i rinumërimit humbi mandatin kandidatja e PS, Zegjine Çaushi, por kjo humbje zgjati shumë pak kohë.
Kandidatja fituese e Partisë Socialiste, Maldrita Bardho vendosi të dorëhiqet dhe mandati dhe kështu kjo e drejtë i kaloi sërish Çaushit.