Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në Aeroportin e Zyrihut, në momentin e hyrjes në Zvicër. Sipas raportimeve nga mediat shqiptare dhe konfirmimeve nga Policia Kantonale e Zyrihut, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.
38-vjeçari kishte mbërritur në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, në një event të planifikuar në klubin “Rinora 4” në Rümlang.
Ndërkohë, klubi ku ishte planifikuar koncerti ka fshirë të gjitha njoftimet dhe posterat nga rrjetet sociale, ndërsa Noizy vetë nuk ka reaguar ende publikisht për situatën.
Ky nuk është rasti i parë që reperi përballet me probleme me ligjin. Në gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua në Shqipëri në lidhje me një incident të dhunshëm në një diskotekë. Noizy u lirua me kusht disa ditë më pas, ndërsa në nëntor u dënua me një gjobë prej 15 mijë eurosh për këtë ngjarje.