Administratori i shtetit tek inceneratori i Tiranës kërkon të vazhdojnë pagesat publike

Inceneratori i Tiranës, i vendosur nën sekuestro nga SPAK, ka tashmë një administrator të vendosur nga Shteti. Administratori i ri, Arjan Baçi, doli sot para medias dhe u kërkoi që institucionet publike, Bashkive të Qarkut të Tiranës, të vazhdojnë pagesat për inceneratorin, Ai madje tha se disa Bashki janë debidore dhe kërkoi zbatimin e kontratës me argumentin se kjo do sillte kaos në manaxhimin e mbetjeve.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”, tha BAçi.