Babë e bir janë arrestuar në Tepelenë pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Të arrestuarit janë Mitat dhe Ermal Cani, të cilët në afërsi të banesës së tyre në Mezhgoran kishin kultivuar 194 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Ndërkohë një 45 vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në një pacelë me kananis duke u kujdesur për bimët.
Bimët në fshatin Berzanë u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Zef Kola, 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”- njofton policia.