EMRAT/ Arrestohen dy burra në Tiranë, abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare

Dy burra, të moshës 61 dhe 66 vjeç kanë rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një gruar 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Të arrestuarit janë Ardian Biraçi dhe Vasillaq Trebicka .

Ka qenë vëllai i 38 vjeçares që ka bërë kallëzimin në polici për rastin. Ai po ashtu ka denoncuar se 61 vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.