Arjan Ndoja rrëfehet për atentatin e 2019-ës: Plumbat vinin nga mbrapa, u qëlluam nga dy armë! Ish-prokurori tregon njohjen me Plaurent Dervishajn

Ish-prokurori Arjan Ndoj ka dëshmuar në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt teksa ky i fundit akuzohet si organizatori i atentatit ndaj tij, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2019-ës.

Ndoja thotë se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ndodhej në makinë me shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat, si edhe me Rrumin e Shijakut.

“Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge”, u shpreh ai

Ai thotë se sapo kaluan mbikalimin, filluan të shtënat. Por Ndoja, i cili do të përfaqësoje PD në Kuvend pasi fitoi mandatin e deputetit në 11 Maj, tha se nuk e kuptoi që ishte atentat.

“Sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

I pyetur nëse i njeh të pandehurit, Ndoja ka deklaruar se është takuar njëherë me Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen thotë se i njeh vetëm të atin, me të cilin ka punuar. 

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja” – u shpreh Ndoja.