U ekzekutua nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i 26-vjeçarit shqiptar

Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

58-vjeçari Aurelio Valiante, një emër i njohur në sektorin e ndërtimit, është arrestuar pasi rrëfeu para autoriteteve italiane se vrau 25-vjeçarin Rivaldo Rusi dhe më pas fshehu trupin e tij.

Ndërkohë mbeten ende mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis.

Gjithashtu është e paqartë nëse biznesmeni veproi vetëm apo u ndihmua nga dikush në fshehjen e trupit të hajdutit të vrarë.

Pas disa ditësh heshtjeje, autori u dorëzua dhe gjatë marrjes në pyetje, pranoi se e kishte qëlluar 26-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij.

Disa kilometra larg shtëpisë së tij, në një zonë të izoluar në fshatin San Severino di Centola, ai hapi një gropë dhe varrosi trupin e 26-vjeçarit.

Dhe pikërisht në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin.

rupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit “San Luca” për autopsi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes deklaratave të të plagosurit dhe verifikimeve të policisë.