Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.
Emërimi i Deromemajt vjen pas largimit të Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.
Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.
Sa i takon Deromemajt, ai ka kandiduar edhe për Bashkinë e Vlorës, përballë Dritan Lelit, me këtë të fundit që fitoi zgjedhjet në 2015-ën.
Deromemaj ka drejtuar Degën e Partisë Demokratike të Vlorës nga viti 2018 deri në vitin 2022, por më pas u dorëhoq.