Shkelja e armëpushimit, Trump paralajmëron Izraelin: Mos hidhni bomba, kthejini pilotët në shtëpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin përmes një postimi në Truth Social që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran.

Trump thotë se sulmet e mëtejshme do të ishin një “shkelje e madhe” e një marrëveshjeje armëpushimi që ai njoftoi midis dy vendeve

Kjo vjen pasi Izraeli akuzoi Iranin për shkeljen e armëpushimit dy orë pasi ai hyri në fuqi, gjë që Teherani e mohon

Irani paralajmëron se “çdo agresion i mëtejshëm do të përballet me një përgjigje vendimtare, të fortë dhe në kohë”

Gjatë natës të dyja palët shkëmbyen zjarr, me banorët e Teheranit që i thanë BBC Persian se ishin dëshmitarë të një prej raundeve “më të rënda” të sulmeve nga Izraeli. Zyrtarët lokalë thonë se nëntë persona janë vrarë në Iranin verior

Shërbimi i emergjencës së Izraelit thotë se katër persona u vranë në Beersheba. Ekipet e shpëtimit i tregojnë korrespondentit tonë se një ndërtesë u godit ku banorët ishin strehuar