Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 23 vite burg dy organizatorët e një grupi kriminal.
Të dënuarit janë Jusel Mici dhe bashkëpunëtori i tij Mendim Domi.
Sipas GJKKO-së, ata ngritën skemën e mashtrimit me Call Center duke u zhvatur 15 milionë euro qytetarëve nga vende të ndrtshme të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, GJKKO ka vendosur të sekuestrojë edhe 12 pasuri, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.