Jeta parlamenetare kërkon përgatitje, infomacion dhe dije të konsoliduara.
Në këto kushte, Partia Socialiste e Shqipërisë ka vendosur të trajnojë deputetët e rinj përmes “Akademisë Politike”, proces ky, i cili pritet të nisë pasditen e kësaj të enjteje
Bashkëdrejtuesja e kësaj akademie, Romina Kuko, në një intervistë për Top Channel ka treguar detaje se si do të veprohet me trajnimin e deputetëv.
Ajo thekson se nga lista prej 54 deputetësj që janë të rinj, vetëm 39 prej tyre do të trajnohen në Akademi.
“Grupi Parlamentar i PS dalë nga zgjedhjet e 11 Majit është në pjesën dërrmuese të tij u rinovuar. Kemi 54 deputetë të rinj në këtë grup parlamentar nga të cilët në akademi do të trajnohen 39-të. Janë ata që nuk kanë mbajtur pozicione të larta zyrtare apo ministrore. Kjo është e rëndësishme për të patur një grup konsistent i cili njeh në radhë të parë pjesën institucionale të parlamentit, të funksionimit të gjithçkaje që ata do të angazhohen në jetën parlamentare. Besoj së është një nga kontributet e PS-s për ti aftësuar ata përpara se të futen në sallën e parlamentit“, u shpreh Kuko.
Ata do të bëjnë trajnimin veror në Akademinë Politike të Partisë Socialiste, e cila siç thotë Kuko zgjat 30 ditë dhe përbëhet nga pesë module.
Mes lektorërve është Edi Rama, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe disa emra të tjerë të Partisë Socialiste, që konsiderohen si krahu i Erion Veliajt.
“Besoj se vlera e parë ka të bëjë me eksperiencën që ata e marrin në dorë të parë senatorët e PS ata që kanë shumë eksperiencë në jetën parlamentare, nga lektorët. Në të njëjtën kohë do të kenë një perspektivë shumë më të brendshme për sa i përket rolit të deputetit. Jo vetëm si ai individi që del e flet vetëm në publik por propozimin e ligjeve, marrëdhëniet ndërinstitucionale, rëndësinë që kanë këto ligje për qytetarët dhe gjithçka tjetër.
Gjatë 30 ditëve në akademi deputetët e rinj do të ndjekin pesë module“, shpjegon Kuko.
Roli Kushtetues i Deputetit, Marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit është moduli i parë me lektorë Edi Ramën, Fatmir Xhafaj, Erion Braçen dhe Niko Peleshi.
Moduli i dytë i dedikohet Arkitekturës së Kuvendit dhe procesit legjislativ me lektorë Etilda Gjonaj, Klotidla Bushka, Toni Gogu.
Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare janë përfshirë në modulin e tretë ku shpjegimet do të vinë nga Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka.
Ndërsa Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi do ti tregojnë deputetëve të rinj si të performojnë në komunikimin politik.
Ai që cilësohet si moduli më i rëndësishëm PS dhe vizioni 2030 do të sillet në Akademinë politike prej Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushit.