EMRI/ Ra në shpellën 20 metra të thellë, humb jetën i moshuari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre në Lezhë ku një i moshuar ka rënë një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.

Për pasojë ka humbur jetën Preng Mandreaj. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ishte shpallur në kërkim nga familjarët e tij, të cilët më pas kishin njoftuar policinë.

Pas kërkimeve, i moshuari është gjetur i pajetë brenda shpellës, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të moshuarit. Ndërkohë vijon puna për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë.