Nis nesër rinumërimi për 4 qarqe/ Do të hapen 2.323 qendra votimi, KQZ: Procesi do kushtojë rreth 21 milionë lekë

Ditën e nesërme në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” do të nis rinumërimi i votave për 4 qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Procesi i rinumërimit, që pritet të zgjas deri në 20 ditë, do të zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku të pranishëm do të jenë vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

KQZ njofton se procesi i rinumërimit do të kushtojë rreth 21 mln lekë të rinj. 

Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?

QARKU TIRANË

Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit

18 KZAZ

1.282 qendra votimi

QARKU FIER

Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët

9 KZAZ

587 qendra votimi

QARKU DURRËS

Rinumërim i plotë për:

111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22

126 QV të listuara nga PD-ASHM

60 QV të kërkuara nga PLL

Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit

Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)

QARKU ELBASAN

94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

Buxheti

7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve

8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike

4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

Totali: Rreth 21 mln lekë të rinj