Vrasja e 55 vjeçarit në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së, ja si ndodhi ngjarja

Rei Meta është autori i vrasjes së 55 vjeçarit Armando Meshau në Vlorë, pasi të dy u konfliktuan për motive banale brenda ambientit të një kancelarie.

Viktima e ka qëlluar i pari pas një sherri banal, por më pas Meta e ka goditur 2-3 herë dhe Meshau ka rënë në karrige pa ndjenja, ku për pasojë humbi edhe jetën.

Autori akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, teksa mësohet se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seitit.

Si ndodhi ngjarja:

Armando Meshau 55 vjec ka qënë në një pikë interneti për të printuar dokumenta dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambientet e internetit. Sipas burimeve debati ka degjeneruar me grushta ku shkaku ka qënë një banesë … dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë “që s’ke për ta marrë apartamentin” me fjale banale , ndërkohë që është qëlluar dy herë me grusht, në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja.