Foto e Tahirit me krerët e krimit brenda në qeli, dolli me verë të ndaluar

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një foto të pabesueshme. Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në qelitë e burgut duke drekuar së bashku me disa prej krerëve të krimit të organizuar të Shqipërisë. Sipas Vezajt, Tahiri po konsumon verë, e cila është e ndaluar në burg në shoqërinë e kreut të bandës së Bajrit në Shkodër, Safet Bajrit dhe “eskobarit” të Ballkanit, Klement Balili.

“Siç e shikoni, kjo foto është bërë brenda një qelie ne burgun e Kosovës në Lushnjë pak muaj më parë!

Në krah të majtë me syza, besoj e njihni “kampioni” i luftës kunëer krimit ish-ministri Saimir Tahiri! Përballë tij me bluzë të bardhë, është “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Në kohën kur Tahiri drejtonte ministrinë janë bërë dhjetra operacione për kapjen e tij por pa Suksese!! Ndoshta kjo miqësi ka pas efektin e saj! Ndërkohë pas Balilit është drejtuesi i “bandës” se Bajrave të Shkodrës, Safet Bajri! Përballë tij nuk e njoh atë “kapon” tjetër!

Sic duket në foto, po festojnë dicka me verë e ushqime brenda qelisë!! Në burg është e ndaluar vera por nga fotoja duket se janë të pashqetësuar për këtë fakt dhe dihet tashmë që nepërmjet shisheve të koles futej vera në burgje! E për ta kuptuar se sa serioze ka qënë qeveria Rama për luftën ndaj krimit, kjo foto tregon shumë”, shkruan Vezaj.