Nuk ndalet vrulli i SPAK, thirret ish ministrja e Financave, Anila Denaj

Pranë zyrave të Prokurorisë Speciale, SPAK është paraqitur ish ministrja e Financave, aktualisht deputete, Anila Denaj. Nuk ka ende të dhëna mbi arsyen e thirrjes së ish ministres së Financave në Prokurorinë Speciale, nëse ajo është nën hetim apo nëse do dëshmojë për ndonjë rast që ka dijeni.

 Mësohet se ish ministrja Denaj është thirrur të dëshmojë për koncensionin e sterilizimin, për pagesat e bëra nga ministria e Financave kur ajo e drejtonte. Ky koncension me vlerë prej 100 milionë eurosh është duke u hetuar prej disa vitesh nga SPAK dhe në veçanti ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj që e firmosi atë.