Ata që e njohën e quajtēn Dora D’istria e dytë shqiptare por Safete (Sophie) Juka nuk pati fatin të ishte aq e njohur sa ajo.
Studiuese, shkencëtare, piktore, arkeologe dhe autore e shumë shkrimeve të botuara në revista e gazeta me emër si “Ectricts de Paris”, “Relitess”, “The French Rivew”, “Le Mond” etj, por edhe në shtypin shqiptar në mërgim si “Dielli”, “Illyria” etj.
Safetja lindi në Shkodër, më 28 nëntor 1923, Ajo ndoqi dhe mbaroi në Tiranë Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” dhe me rënien e mbretërisë, së bashku me familjen emigroi në Turqi, Egjipt e më në fund në SHBA.
Gjithë jetën e saj ìa kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilësuar si intelektualen më të madhe shqiptare.
Po ashtu vlerësime të mëdha ka marrë edhe nga studiuesi Moikom Zeqo e shumë të tjerë.
Kjo zonjë e rrallë shqiptare për nga patriotizmi dhe dijet la amanet që veprat e saj të shkonin pēr Bilbliotekën Kombëtare në Shqipëri.
Ajo e donte shumë Kosovën dhe popullin e saj dhe jo vetëm që zbuloi kopjen e vetme në Bibliotekën e Harvardit të librit “Albanians’ Golgotha”, të Freundlich, me të cilin njihej personalisht, por dhe e përktheu në anglisht dhe e shpërndau në gjithë kancelaritë e botës, për ta bërë të njohur kudo të drejtën e popullit kosovar, autokton në ato troje, që kur është krijuar njerëzimi.E mbylli jetën e saj me një studim shkencor të bazuar vetëm në fakte e dokumente për Kosovën, që e kish aq për zemër.
Ajo prehet atje ku edhe ka lindur, në Shkodër, mirêpo në gjithë këto vite, shteti nuk ka bërë asgjë që ajo të njihet dhe të marrë vëmendjen, respektin dhe nderin që i takon.
Kjo zonjë e rrallë shqiptare për nga patriotizmi dhe dijet la amanet që veprat e saj të shkonin pēr Bilbliotekën Kombëtare në Shqipëri, megjithatë as në këtë institucion, emri i saj nuk lakohet dhe vlerësohet siç duhet.