EMRAT/ E vranë me thikë dhe e lanë poshtë urës së “Dajlanit”, arrestohen vrasësit e Luljeta Prezës

Policia ka arritur të zbardhë Brenda 24 orëve ngjarjen e ndodhur dje, ku 32 vjeçarja Luljeta Preza u gjet e pajetë poshtë urës së “Dajlanit’, e qëlluar me thikë.

Mësohet se në pranga janë vënë Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, që akuzohen se kanë vrarë 32 vjeçaren, tejksa dyshohet se edhe këta janë endacakë, siç ishte viktima.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”, të cilët kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin kur ndodhi vrasja.

NJoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme.

Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.