Përgjaket Elbasani/ Dy aksidente në pak minuta, një i vdekur dhe dy të lënduar

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit.

Për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja më e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë.

Në këtë aks janë përplasur dy automjete, të cilat po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.

Aksidenti i dytë është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave.